7 aksidente në 24 orët e fundit në Shkup, lëndohen tre persona
Tre persona janë lënduar lehtë në dy prej gjithsej shtatë aksidenteve në 24 orët e kaluara në Shkup...

Tre persona janë lënduar lehtë në dy prej gjithsej shtatë aksidenteve në 24 orët e kaluara në Shkup. Në pesë është shkaktuar dëm material.
Siç informoi Dragan Veljanoski, inspektor i pavarur në SPB Shkup, policia rrugore ka zbuluar dhe sanksionuar pesë drejtues të cilët kanë lëvizur me automjetin me shpejtësi më të madhe prej shpejtësisë së lejuar, tre drejtues janë përjashtuar nga komunikacioni për shkak të drejtimit të automjetit nën ndikimin e alkoolit, dy drejtues nuk u kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve, në vendkalimin e shënuar për këmbësorë, si dhe 11 drejtues të cilët e kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi, gjegjësisht të paregjistruar.
Me ndihmën e automjetit special "karrotreci" janë larguar 64 automjete.
