Shënohet jubileu i mjekësisë bërthamore në Maqedoni

16.12.2016 11:30

Njëqind vjet nga lindja e akademikut Isak S. Taxher.....

Njëqind vjet nga lindja e akademikut Isak S. Taxher dhe 60 vjet nga fillimi i mjekësisë bërthamore në Maqedoni do të shënohen sot në një tubim solemn në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë.

ASHAM e organizon ngjarjen në bashkëpunim me Fakultetin e Mjekësisë në kuadër të Universitetit "Shën Cirili dhe Metodi", Shoqatën për mjekësi bërthamore të Maqedonisë dhe Shoqatën e mjekëve të Maqedonisë.

Siç paralajmëroi ASHAM, tubimin do ta hap kryetari i akademisë Taki Fiti, ndërsa fjalime përshëndetëse do të kenë rektori i Universitetit të Shkupit, Nikolla Jankullovski, Françesko Xhamaril, përfaqësues i Asociacionit evropian për mjekësi bërthamore dhe Goran Dimitrov, kryetar i Shoqatës së mjekëve të Maqedonisë.

Do të mbahet ligjëratë "Jeta dhe vepra e akademik Isak Taxher, themelues i mjekësisë bërthamore në Maqedoni" nga prof. dr. Borisllav Karanfilloski dhe promovimi i monografisë "Mjekësia bërthamore në Maqedoni".