Gruevski sot duhet të ulet në bankën e të akuzuarve
16.12.2016 11:41
Gjykata themelore Shkupi 1, dy ditë më parë bëri të ditur se sot do të vazhdojë procesin gjyqësor....

Gjykata themelore Shkupi 1, dy ditë më parë bëri të ditur se sot do të vazhdojë procesin gjyqësor ndaj ish-kryeministrit Nikolla Gruevski dhe ish-ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, të akuzuar në lëndën ”TNT” të Prokurorisë Speciale Publike.
Kjo lëndë ndërlidhet me dhunën në komunën Qendër, dhe kërcënimet ndaj kryetarit të kësaj komune, Andrej Zhernovski. Seanca e parë u shty për pas zgjedhjeve.
Ky rast ka dalë nga përgjimet e paligjshme, nga ku kanë dalë edhe disa lëndë tjera hetimore, që janë në rrugë e sipër.
