VMRO–DPMNE në protestë para KSHZ-së, Dimovski: Nuk do lejojmë të na e marrin fitoren
Shqyrtimi i ankesave të LSDM-së mbrëmë, ka shkaktuar panikë tek VMRO-DPMNE....
Shqyrtimi i ankesave të LSDM-së mbrëmë, ka shkaktuar panikë tek VMRO-DPMNE, funksionarët dhe simpatizantët e së cilës rrethuan mbrëmë ndërtesën e KSHZ-së. Ilija Dimovski theksoi para protesuesve se nuk do të lejojnë që KSHZ partinë fituese ta bëjnë humbëse”
“Në vitin 2004 kanë falsifikuar referendum mbi ndarjen territoriale dhe nuk lejuan që qytetarët e Maqedonisë të vendosin. Këtë herë nuk do të lejojmë që ata në sytë e të gjithë opinionit botëror partinë fituese ta bëjnë humbëse. Ne nuk do të lejojmë askënd të marrë fitoren e VMRO-DPMNE-së. Dy vjet e gjysmë kemi toleruar, nuk do të tolerojmë më, nuk do të lejojmë politika që janë në dëm të Maqedonisë“ – tha Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE. (Migena Gorenca, TVM2)
