GJERMANI-AZIL

Gjermania ashpërson kriteret për të marrë azilin

04.05.2014 18:26

Njerëz nga Maqedonia, Bosnjë-Hercegovina, dhe Serbia pritet ta kenë në të ardhmen edhe më të vështirë që të paraqesin me sukses një lutje për azil në Gjermani…...

Bundestagu Gjerman përsëri ka ashpërsuar rregullat e azilkërkuesve dhe në shënjestër përsëri ngelen tri vendet e Ballkanit perendimor, Maqedonia, Sërbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Qytetarët e këtyre tre shteteve në të ardhmen do ta kenë edhe më të vështirë që të paraqesin me sukses një lutje për azil, sepse Qeveria Gjermane e ka miratuar propozim – legjislacionin që autoriteteve u mundëson deportim më të lehtë të azilkërkuesv nga toka Ballkani dhe i ka klasifikuar si “vende të sigurta të origjinës”.

Azilkërkues nga shtete të tilla duhet të llogarisin që rastet e tyre do të përpunohen me shpejtësi dhe kërkesa për azil do të refuzohet në shumicën e rasteve si "qartësisht e paargumentuar".

Pasojat për të prekurit e refuzuar nga "shtete të sigurta të origjinës" janë të rënda, u mbetet vetëm një javë kohë për të paraqitur ankesë. Por edhe ankesa nuk ua ndalon kthimin. Gjykatat administrative kanë të drejtë të urdhërojnë ndalimin e dëbimit vetëm nëse ekzistojnë dyshime serioze në seriozitetin e vendimit.

Në vitin 2013, serbët ishin grupi më i madh i azilkërkuesve me afro 18 mijë kërkesa, që ishte një rritje prej më tepër se 40%, në krahasim me vitin paraprak, ka njofruar qeveria Gjermane, ndërsa, numri I përgjithshëm I kërkesave të parashtruara për azil vjet ka qenë më shumë se 100.000 vetë.

Qeveria gjermane po debaton edhe për mundësinë e zgjerimit të listës, që do t’i përfshinte edhe Shqipërinë dhe Malin e Zi. Nga rregullat e reja të Bundestagut Gjerman  për “vendet e sigurta të origjinës” synohet të përfitojnë azilkërkues nga shtete në krizë si Siria, procedurat e të cilëve zgjatin aktualisht me muaj. (Sanije KASAMI, TVM2)