Elaboratet gjeodezike, Kadastra: Afati skadon më 31 dhjetor

16.12.2016 13:44

Afati për përgatitjen e elaborateve gjeodezike skadon më 31 dhjetor....

Afati për përgatitjen e elaborateve gjeodezike skadon më 31 dhjetor të këtij viti.

Nga Kadastra e Patundshmërive apelojnë që  qytetarët dhe kompanitë deri në fund të muajit deri te kompanitë e autorizuara gjeodezike të japin kërkesat për përgatitjen e elaborateve për legalizimin e objekteve të ndërtuara në mënyrë të paligjshme. Kadastra do të kërkojë shtyrjen e afatit për përpunimin e elaborateve, pasi nuk kanë mundësi t’i përpunojnë në kohë të gjitha kërkesat e marra.

"Është rritur numri i kërkesave të shtruara për përgatitjen e elaborateve. Nga bisedat me 141 kompani të autorizuara gjeodezike, konstatuam se edhe 70.000 kompani dhe qytetarë do të shtrojnë kërkesa për përgatitjen e elaborateve. Të vetëdijshëm se nuk mundet për 20 ditë të përpunohen, apelojmë deri më 31 dhjetor të shtrohen kërkesat për përpunimin e elaborateve, ndërsa Agjencia për kadastrën e patundshmërive do të kërkojë të shtyhet afati deri kur kompanitë gjeodezike do të duhet t'i përgatisin elaboratet",- deklaroi drejtori i Agjencisë për Kadastër të Patundshmërive, Sllavçe Tërpeski.

Afatin gjithsesi mund ta vazhdojë vetëm Kuvendi, i cili ende nuk është konstituuar. Deri më tani, në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë janë legalizuar 167.897 objekte të ndërtuara pa leje. (Farije Dauti-Bakiju, TVM2)