RDK: Mospranimi i rezultateve, lojë me pasoja të rënda për vendin

16.12.2016 14:13

Rilindja Demokratike Kombëtare vlerëson se mospranimi i rezultateve zgjedhore....

Rilindja Demokratike Kombëtare vlerëson se mospranimi i rezultateve zgjedhore nga ana e dy subjekteve më të mëdha maqedonase , është një lojë e ulët me pasoja të rënda për vendin.

Populli ka paguar çmim të rëndë në vazhdimësi duke u manipuluar nga politikan të ndryshëm, dhe tani nuk duhet të bjerë pre e manipulimeve të forcave destruktive mbrenda partive politike maqedonase, që duan të shpëtojnë lëkurën e tyre .

Institucionet e shtetit duhet të kryejnë detyrën, thuhet në reagimin e RDK-së. Nga kjo parti ftojnë edhe shqiptarët të mos bien pre e lojrave të tilla .

“ Rezultati zgjedhor është dëshmi e qartë e faktorizimit të jashtëzakonshëm të mandateve shqiptare. Ky faktorizim duhet shfrytëzuar në maksimum. Partitë politike shqiptare nuk duhet në asnjë variant të bien pre e manipulimeve të dy partive më të mëdha maqedonase, por të kapitalizojnë momentin për barabarësi të plotë të kombit shqiptarë në këtë vend”, thonë nga  RDK.