MAQEDONI

Debat publik “Nxitja e gazetarisë hulumtuese”

05.05.2014 12:57

Projekti ka për qëllim të hapë debat më të gjerë shoqëror për rëndësinë e lirisë së medies për progres të përgjithshëm të qytetarëve, si dhe rrjetëzim të organizatave qytetare të cilat do të kontribuojnë në forcimin e lirisë së gazetarëve dhe forcimin e demokracisë…….

Instituti i Shkencave Shoqërore dhe Humane – Shkup në partneritet me Asociacionin për Iniciativa Demokratike (ADI) nga Gostivari dhe Sindikatën e Pavarur të Gazetarëve dhe Punëtorëve Medial në Maqedoni (SPGM), sot në sallën e madhe të këshillit Komunal në Gostivar, me fillim në ora 12:00 e realizojnë projektin "Krijimi i aleancave për gazetari të lirë dhe shoqëri demokratike” në kuadër të projektit të USAID për shoqëri civile, realizuar nga Fondacioni Shoqëria e Hapur – Maqedoni.

Projekti ka për qëllim të hapë debat më të gjerë shoqëror për rëndësinë e lirisë së medies për progres të përgjithshëm të qytetarëve, si dhe rrjetëzim të organizatave qytetare të cilat do të kontribuojnë në forcimin e lirisë së gazetarëve dhe forcimin e demokracisë. Në kuadër të projektit do të mbahen debate publike nëpër qytete të Republikës së Maqedonisë, ku mund të kyçen një numër i madh i qytetarëve.

Pritet që në këtë debat të hapet diskutim për nevojën e bashkëpunimit mes përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe gazetarëve përmes këmbimit të informative si nxitje dhe lehtësim për gazetarinë hulumtuese.

Në këtë debat do të flasin: Lulzim Haziri (ADI), Muhamed Toçi (Meseçina), Zoran Magjoski – gazetar dhe Vlado Apostollov – gazetar dhe përfaqësues  i SPGM.