Maqedoni

Ndotja e ajrit, edhe me masa urgjente përmirësim urgjent nuk pritet

16.12.2016 15:53

Shkupi vazhdon të mbetet qytet me ajër të ndotur. Një hulumtim tregon që për këtë ndotje nuk është fajtore vetëm industria...

Shkupi vazhdon të mbetet qytet me ajër të ndotur. Një hulumtim tregon që për këtë ndotje nuk është fajtore vetëm industria, por edhe ngrohja e amvisërive, komunikacioni dhe pluhuri i krijuar nga aktivitetet ndërtimore dhe industriale. Të gjitha komunat duhet të marrin masa për të ndikuar në uljen e ndotjes, thonë nga Qyteti i Shkupit. 
 
“Nuk mundet  vetëm nga Qyteti i Shkupit të presin ta kryejë punën. Ftoj të gjithë 17 kryetarët e komunave të angazhohen në aktivitete për zvogëlimin e ndotjes së bashku me të gjitha institucionet shtetërore”,- deklaroi kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski.
 
Ekspertët thonë se për përmirësimin e cilësisë  së ajrit duhet një periudhë më e gjatë, por masat duhet të merren urgjentisht. 
 
“Zhvillimi i komunikacionit duhet të zhvillohet në drejtim që do të mundësonte qarkullimin më të lehtë në disa pjesë të qytetit ku trafiku është më i dendur. Ajo që është me rëndësi është që të promovohet kultura e përdorimit të biçikletës, ecja dhe ecja në këmbë”,- deklaroi Erki Parjala nga Finlanda.  
 
“Këtë vit ne filluam me subvencionimin e shporetave me paleta për 196 qytetarë. Vitin e ardhshëm parashikojmë dyfishim të këtij numri. Jemi në procedurën e furnizimit me 50 makina elektronike dhe kemi punuar në përmirësimin e transportit publik”,- tha Nikolla Jovanovski nga Qyteti i Shkupit.
 
Qytetarët presin të ndërmerren masa nga autoritetet, pasi ndotja ka filluar të ndikojë në shëndetin e tyre. 
 
“Po, më pengon shumë, keq ndjehem me frymëmarrje, por edhe me të pamurit. Çdo herë kështu është në Shkup”,- theksoi një qytetar.
 
“Po, na pengon, ka ardhur në atë pikë si Shkup edhe në qytete tjera, që as me sy po shikohet edhe në mënyrë vizuale, ajri është ndotur tepër, e sidomos kur ka edhe mjegull. Për shkak se është numri i madh i automjeteve dhe nuk duhet t’i përdorim aq shumë”,- tha një qytetar. 
 
“Si nuk na pengon?! Na pengon edhe atë shumë, gjatë gjithë kohës jemi nëpër mjekë dhe barnatore, ka edhe viruse, vetëm se ende nuk e kanë shpallur si alarmante. Unë personalisht kollitem, por edhe ambulancat janë të mbushura me fëmijë të vegjël nga ndotja e ajrit”,- theksoi një qytetar. 
 
Me aplikimin në etapa të masave të parashikuara vlerësohet se shkupjanët ajër të pastër nuk do të mund të thithin as pas dhjetë vjetësh e më shumë. Kështu të paktën tregojnë përvojat e qyteteve të tjera europiane që kanë punuar për pastrimin e ajrit të ndotur në vendet e tyre.
 
Duke marrë parasysh këto shifra, është emergjente që të gjithë të vetëdijesohemi dhe të bëjmë pjesën tonë të punës për të pasur ajër të pastër, e të mos mbështetemi vetëm në punën e autoriteteve. 
 
REJHANE BUSHI-METAJ