Fëmija kamikaz, dështon sulmi me bombë në Gjermani

16.12.2016 16:13

Kanë rrezikuar të përgjaken festat e fundvitit në Gjermani....

Kanë rrezikuar të përgjaken festat e fundvitit në Gjermani. Burime gjyqësore dhe të sigurisë thanë për javoren Fokus se një 12-vjeçar gjermano-irakian tentoi të shpërthente një bombë me mjete të mprehta në tregun e Krishtlindjeve në Ludvigshafen të Gjermanisë juglindore.

Bomba artizanale e prodhuar nga vetë i mituri nuk shpërtheu për shkak të një defekti të fitilit. Sipas medias gjermane, djali që përshkruhet si tepër i radikalizuar ishte udhëzuar nga një militant i ISIS-it.

Bomba artizanale ishte fshehur në një çantë, e cila më pas u gjet në një shkurre pranë komunës së Ludvigshafen, nga një kalimtar.

Me çështjen po merret Prokuroria Federale e Karlsruhe, kompetente për aktet e terrorizmit.

Media shton se edhe verën e kaluar 12-vjeçari i lindur në Ludvigshafen kishte tentuar të shkonte në Siri për t’ju bashkuar ISIS-it. Pas kapjes ai u transferua në një qendër rehabilitimi.