Botë

Paris, zjarr në qendrën e emigrantëve, një i vdekur

16.12.2016 16:33

Një person e humbi jetën, ndërsa 14 të tjerë janë lënduar si pasojë e zjarrit në një qendër të emigrantëve në Paris...

Zjarri ka shpërthyer në një ndërtesë gjashtëkatëshe ku janë të vendosur emigrantë me dokumente të vlefshme. Sipas informatave të para të mediave franceze, bëhet fjalë për zjarr të qëllimshëm. 
 
Në muajt e kaluar disa qendra për emigrantë apo të pastrehë në Francë ishin cak i zjarreve, lajmërojnë mediat franceze.