Maqedoni
VMRO–DPMNE: KShZ po ndihmon falsifikimin e rezultateve
16.12.2016 17:54
VMRO–DPMNE ka akuzuar KShZ-në për pjesëmarrje në falsifikimin e rezultateve zgjedhore nëpërmjet votueses, Fatime Sulejmani...

VMRO–DPMNE ka akuzuar KShZ-në për pjesëmarrje në falsifikimin e rezultateve zgjedhore nëpërmjet votueses, Fatime Sulejmani, e cila mbrëmë deklaroi se kur është paraqitur në vendvotim, dikush tjetër veç më kishte votuar në emër të saj.
Nikolla Todorov nga VMRO-DPMNE thotë se KShZ me vendimin duke i cilësuar shtatë anëtarët e Këshillit zgjedhor si gënjeshtarë, të cilët kanë pohuar se Fatime Fetai ka votuar dy herë, do t’i shpie ata në burg. Todorov thotë se kështu KShZ po kënaq ambiciet politike të LSDM-së.
“Opinioni duhet të dijë se Fatime Suljemani nuk është paraqitur se i ka humbur letërnjoftimi e as që dikush ia ka vjedhur, ndërkaq letërnjoftimi ka qenë i verifikuar në listën zgjedhore dhe është e mundur që bashkë me dëshmitë e të gjithë anëtarëve të këshillit zgjedhor të dhëna mbrëmë publikisht se letërnjoftimi është shfrytëzuar për votim. Ky është inzhinieringu zgjedhor që paralajmëruam si VMRO-DPMNE, ky është skenar paszgjedhor që duhet të realizohet, i porositur nga dikush. Anëtarët e KShZ-së të cilët tejkaluan kompetencat e tyre, duhet të mendojnë se për një skenar të këtillë janë të gatshëm të dërgojnë në burg shtatë persona”,- tha Nikolla Todorov nga VMRO-DPMNE.
Nga VMRO-DPMNE ndërkohë distancohen nga protesta që po zhvillohet para dyerve të KShZ-së, duke thënë se ato janë spontane nga qytetarë që duan të mbrojnë votën e tyre dhe nuk janë organizuar nga VMRO.
“VMRO-DPMNE asnjëherë nuk përmban gjuhën e urrejtjes dhe nuk besoj se ekziston një gjë e tillë. Protestat nuk mund të jenë presion. KShZ duhet të punojë sipas ligjit. Nuk është me rëndësi se a proteston dikush jashtë apo jo. Nuk besoj se protestuesit janë anëtarë tanë, por qytetarë të pakënaqur për punën e paligjshme të disa anëtarëve të KShZ-së, të cilët i porosisim që ta kenë parasysh se po bëhet punë serioze”,- theksoi Nikolla Todorov nga VMRO-DPMNE.
Ndaj protestave të organizuara nga VMRO-DPMNE kanë reaguar edhe nga LSDM. Partia e Zaevit ka bërë thirrje institucioneve të largohen fjalimet që kanë në përmbajtjen e tyre urrejtje dhe thirrje të tilla, dhe të drejtohen në demokraci.
MERAL ISMAILI
