Maqedoni
Edhe sot protesta para KSHZ-së; Protestuesit: Po mbrojmë votën tonë
16.12.2016 18:32
Edhe sot simpatizuesit e VMRO-së u mbodhën para ndërtesës ku KSHZ mban mbledhje për të shqyrtuar ankesat e opozitës për zgjedhjet e së dielës...

Kemi ardhur të marin drejtësinë në duart tona . Këto ishin zgjedhjet më të rregullta. Dy vjet na malltretuan me punën e zgjedhjeve.
Unë I besoj institucioneve por jo KSHZ-së, tha një nga protestuesit. Protesta e sotme është vazhdim I protestës së mbrëmshme që zgjati deri në orët e para të mëngjesit e ku funksionarët e lartë të VMRO-së, para masës së tubuar , thanë se askush nuk mund ti shpallë fituesit humbës, madje u paralajmëruan edhe rrebelim nëse KSHZ vendos sic thanë, të kundështojë vendimin e popullit.
Në protestën e mbrëmshme u përmend edhe nata e thikave, ajo natë e kobshme e 1934 kur Hitleri u ballafaqua me kundërshtarët në partinë e tij, por edhe me kritikët, pas çka në Gjermaninë naziste janë lejuar vrasjet pa procedurë gjyqësore.
Edhe shqiptarët ishin pjesë e ofendimeve të protestës së VMRO-së ku u kënduan këngët e njohura me tekste urrejtjeje dhe u lëshuan thirrje ofenduese për shqiptarët.
