Java e infermiereve
05.05.2014 13:03
Qëllimi është të ngriten standardet për kujdesin shëndetësor në të gjitha segmentet……

Me punëtori edukative dhe ligjërata, Shoqata e infermiereve, akushereve dhe teknikëve "Sllavjanka Bahçeva" prej sot e deri më 12 maj do ta shënojë Javën e infermiereve.
Qëllimi është të ngriten standardet për kujdesin shëndetësor në të gjitha segmentet.
Në punëtori do të bëhet fjalë për risitë në konceptin e punës, si dhe për planet e ardhshme për zhvillim të profesionit të infermieres.
Shënimi i Javës së infermiereve është organizuar në bashkëpunim me spitalin klinik "Axhibadem Sistina".
