Gruevski takime me ambasadorët Zhbogar dhe Bejli
Kryetari I VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski ka takuar gjat ditës së djeshme ambasadorin Amerikan Xhes Bejli dhe eruoambasadorin Samoel Zhbogar...

Në takim Zhbogar ka përcjellur edhe disa porosi nga Brukseli, përkatësisht se Brukseli vlerëson se zgjedhjet janë të lira dhe demokratike, ka pasur një dalje të madhe në to se kjo gjë është aplikuar shumë pozitivisht në Bruksel dhe se ka pasur shumë paralajmërime negative në raport me zgjedhjet në ditën e zgjedhjeve, megjithatë kishte një kampanjë të qetë dhe një ditë zgjedhore të qetë.
Ambasadori shtoi se Brukseli pret që Parlamenti sa më shpejtë të nis me punë dhe të zgjedh një qeveri dhe potencoi se është mirë nëse sigurohet një përkrahje e zgjeruar në Parlament në lidhje me agjendën reformuese e cila është pjesë e procesit të anëtarësimit në BE.
Ai theksoi se Brukseli thërret në liderizëm me qëllim që protestat para KSHZ-së të mos dalin nga kontrolli dhe shprehu shqetësimin nga retorika e cila po shfrytëzohet prej një pjesë e demonstruesve.
Theksoi edhe se BE-ja nuk përzihet në punën e KSHZ-së. Edhe ambasadori Amerikan Bejli siç njoftojnë nga VMRO-DPMNE është interesuar për situatën paszgjedhore.
„Në pyetjen për planet për koalicionim të VMRO-së, është përgjigjur se koalicionet mvaren përveç nga VMRO-DPMNE edhe nga partite tjera të cilat përveç vendimeve që duhet të sjellin brenda partisë, kanë ndikim edhe nga factor të jashtëm. Por në pyetjen e ambasadorit se kush janë faktorët e jashtëm nga VMRO janë përgjigjur se nuk janë të autorizuar të flasin për këtë.
