KSHZ, pritet shqyrtimi i ankesës së fundit të LSDM-së
KSHZ do të vendos për ankesën e fundit të koalicionit të udhëhequr nga LSDM për parregullsi në zgjedhjet e 11 dhjetorit...

KSHZ deritani ka refuzuar 7 ankesa nga lëvizja Besa dhe të gjitha ankesat tjera të LSDM-së, derisa ka pranuar vetëm ankesëne Lëvizjes Besa, për parregullsi në vendvotimin 0396/1 në Gostivar, ku ka të regjistruar 892 votues, prandaj pritet të organizohet rivotim, për shkak se me këtë numër të votuesve mund të ndikohet në numrin e përgjithshëm të mandateve të partive.
Në këtë vendvotim në Njësinë e gjashtë zgjedhore, ka të regjistruar 892 votues, ndërsa në votim më 11 dhjetorë kanë dalur 450 dhe fletëvotime të pavlefshme ka pasur 21.
Me këtë rast 74 persona kanë votuar për VMRO-DPMNE-në, 102 për LSDM-në, 107 për BDI-në, 48 për Besën, 68 për Alenaca Për Shqiptarët, 24 për PDSH-në dhe 6 vota ka marrur PPD-ja. Dallimi ndërmjet VMRO-së dhe LSDM-së është 307 vota.
Pas vendimeve të KSHZ-së partive u mbetet mundësia e ankimimit të Gjykatën Administrative e cila ka afat prej 48 orësh pas pranimit të ankesave të vendoset për ato.
Vendimi duhet të shpallet në afat prej 24 orëve në web-faqe. Pas ankesave Gjykata Administrative, do të vendosë në një këshill prej pesë gjykatësve, të cilët do të zgjidhen me short, në seancë publike.
