Maqedoni

Shkup, sulmohen tre adoleshent

17.12.2016 15:12

Tre adoleshentë të moshës prej 16 dhe 17 vjeçare dje janë sulmuar në rrugën "Cvetan Dimov", në lagjen e Jahja Pashës, në Çair të Shkupit...

Siç informoi sot MPB-ja, incidenti është paraqitur mbrëm në orën 19:25 minita nga Spitai I qytetit "Shën Naumi i Ohrit".
 
Në spital janë dërguar tre adoleshentë, nga të cilët një person 16 vjeçar me lëndime nga një mjet i fortë në pjesën e krahut të djathtë, edhe një 16 vjeçar me lëndim nga një mjet i fortë në pjesën e kokës dhe një person 17 vjeçar me dy plagë të marra nga një mjet i mprehtë.
 
Pas ndihmës së dhënë mjekësore dy personat 16 vjeçarë janë lëshuar në mjekim shtëpiak, ndërsa 17 vjeçari është mbajtur për mjekim të mëtutjeshëm.
 
Policia po merr masa për konfirmimin e arsyeve për sulmin dhe kapjen e autorëve.