Maqedoni
Uiveristeti i Tetovës shënohet 22 vjetori i themelimit
17.12.2016 16:10
Me homazhe tek busti I dëshmorit të UT-së Abdylselam Emini dhe tek varri i rektorit të parë të UT-së Fadil Sulejmanit, ka filluar manifestimi për shënimin e përvjetorit të 22-të të këtij Universiteti...

Ky tempull I dijes është themeluar dhe ngritur nga populli dhe do të ekzistojë deri sat të ekzistojë populli shqiptarë në këto troje, u shpreh me këtë rast, deklani i fakultetit filozofik Fatbi Osmani.
“Universiteti I Tetovës shënon 22 vjetorin gjegjësisht , me 17 dhjetor shënon ditën e patronatit ku është themeluar UT-së , për të cilin thanë kontribut të madh themeluesit e tij , shumë patriot e atdhetar shqiptar të cilët kontribuuan në themelimin e Universitetit dhe për hirrë të asaj dite ne jemi mbledhur sot për të shënuar ditën e Universitetit dhe për të bërë homazhe tek busti , patriotit që tha jetën për themelimin e UT-ës . Ky Universitet është universitet që populli e ka themeluar , kjo inciativ ka dalë nga populli , dhe ne me dinjitet të lartë nderojmë të gjitha ata që thanë kontribut për themelimin e këtij Universiteti”, shprehet dekani i fakultetit filozofik Fatbi Osmani.
Ndërkohë për nderë të 22 vjetorit u organizua edhe Akademi solemne në UT-së. Si çdo herë në përvjetorin e themelimit , edhe sivjet Univeristeti i Tetovës ndau titullin Doctor Honoris Causa, për profesorin dhe një herrit ministër i arsimit në qeverinë e Kosovës Arsim Bajramin dhe profesoreshën nga Gjermani Beate Henn.
VISAR SADIKI
