Maqedoni

KSHZ diskuton ankesën e fundit të LSDM-së, do të dëgjohen antarët e komisionit komunal

17.12.2016 17:05

Komisioni Shtetror i Zgjedhjeve në një atmosferë të tensonuar dhe debat të ashpër ka filluar me shqyrtimin edhe të ankesës së fundit të parashtruar nga LSDM-ë...

Bëhet fjalë për vendvotimin 2011 në Komunën e Tearcës për të cilën parashtuesit e ankesës thonë se në këtë vendvotim në fillim të votimit ka munguar një fletë me gjithë numrin serik, ndërkaq pas numrimit të tyre e njejta fletë është gjetur në kuti.
 
Pas diskutimeve një orëshe anëtarët e KSHZ-së, me shumicë votash vendosën që në seancë të thirren përfaqësuesit e Komisioni Komunal Zgjedhor së bashku me antarët e komisionit të vendvotimit, për të dhënë infromacione shtesë në lidhje me ankesën e fundit të LSDM-së.
 
“Kemi propozim konkret që të ftohen të gjithë antarët e komisionit zgjedhorë të vendvotimit dhe antarët e komisionit komunal zgjedhorë dhe përfaqësuesi i cili ka shënuar vërejtjen që në mënyrë plotsuese të dëgjohen”, shprehet kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski.
 
Po me aq vota për është KSHZ vendosi që të rishikojë edhe një herë materialin zgjedhorë me qëllim që të vërrtetohet se ku ka humbur procesverbali me numër 15. Deri në sigurimin e materialit zgjdhorë kryetari i KSHZ ndrërpreu mbledhjen.
 
Deri më tani KSHZ-ja ka pranuar vetëm një ankimim nga lëvizja Besa ndërkaq janë hedhur poshtë pesë ankimime të parashtruara nga Koalicioni i kryesuar nga LSDM-ja dhe shtatë nga Lëvizja Besa. LSDM-ja, dje ka tërhequr dy ankimime.
 
Pas dorëzimit të vendimeve deri te partitë pjesëmarrëse në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit do të fillojë të vijojë afati 24-orësh për parashtrim të ankesave deri te Gjykata Administrative, e cila duhet të deklarohet lidhur me vendimin në afat prej 48 orëve.  
 
NAIM SINANI