Maqedoni

Policia kërkon dy të arratisur nga burgu i Idrizovës

17.12.2016 18:06

Policia ende është në kërkim të dy të burgosurve me inicialet O.M dhe B.K të cilët dy natë më parë morën peng një roje burgu dhe u arratisën nga burgu i Idrizovës...

Roja e burgut kishte njoftuar policinë se të burgosurit i kishte dërguar në afërsi të fshatit Nerez, pas kërcënimit me armë zjarri. Policia ka rritur masat e sigurisë nëpër pikat kufitare për të parandaluar ikjen e të burgosurve jashtë shtetit.

Të dy të burgosurit janë të dënuar për krime të rënda me 15 vjet burg.

Të burgosurit e dënuar për krime të rënda, me dënime prej 15 vjet burg dje në mbrëmje kanë kidnapuar rojtarin dhe e kanë përdorur atë për të shpëtuar nga burgu i Idrizovës. 

Raportohet se të burgosurit arritën t’ia marrin armën zyrtare mbikëqyrësit dhe e kanë detyruar të del me ta jashtë.

Pastaj me automjet mbikëqyrësi i ka dërguar në fshatin Nerez nga ku edhe janë humbur gjurmët.