MAQEDONI

Fillojnë trajnimet për biznes dhe sipërmarrësi "Lider 2014"

05.05.2014 13:07

Qëllimi është që sipërmarrësit dhe menaxherët nga Maqedonia t'i përmirësojnë shkathtësitë e tyre të biznesit dhe sipërmarrësisë sipas metodave të njohura të "Riçard Ajvi"……..

Lidhja e Odave Ekonomike (LOE) në bashkëpunim me Maqedonia 2025 dhe Biznes shkollën "Riçard Ajvi" nga Toronto, Kanada, organizon trajnime ekskluzive për biznes dhe sipërmarrësi në suaza të projektit "Lider".

Qëllimi është që sipërmarrësit dhe menaxherët nga Maqedonia t'i përmirësojnë shkathtësitë e tyre të biznesit dhe sipërmarrësisë sipas metodave të njohura të "Riçard Ajvi".

Gjatë trajnimeve, të cilat fillojnë sot dhe do të zgjatin deri më 26 maj, pjesëmarrësit, përmes shembujve dhe stërvitjeve reale do të njihen me vegla, skema dhe procese të dobishme në mendimin strategjik. Siç thonë organizatorët, dukshëm do t'i përmirësojnë njohuritë e tyre në pjesën e planifikimit dhe vendosjes strategjike, përgatitjen e bizneseve konkrete dhe marketing planeve, analizave, rrjedhave financiare...

Trajnimet për biznes dhe sipërmarrësi "Lider 2014" sot do t'i hapin drejtori ekzekutiv i LOE Mitko Aleksov, Zoran Martinovski, menaxher për Maqedoninë dhe Malin e Zi në Bankën Botërore - IFC, anëtari i Bordit drejtues dhe kryetar i komitetit për arsim në suaza të Maqedonisë 2025, si dhe përfaqësues nga biznes shkolla "Riçard Ajvi".

Do të mbahen çdo ditë pune prej orës 10 deri në orën 14 në "M6 Qendrën edukative"- Shkup. Pas këtij termini do të vazhdojnë konsultimet individuale dhe vizatat e kompanive në pajtim me interesin e pjesëmarrësve.

Lider trajnimet për biznes dhe sipërmarrësi janë të vetmet e këtij lloji në Maqedoni, sepse paraqesin kombinim nga sesionet interaktive dhe vizitat individuale shtesë nga ana e trajnuesve të secilës nga kompanitë të cilat marrin pjesë në trajnim, me ç'ka kompanitë sigurojnë këshilltarë strategjik për tërë kohëzgjatjen e trajnimeve për atë si ta rrisin produktivitetin dhe efikasitetin e tyre, apo në një pjesë nga kompania për të cilën kanë nevojë për përmirësimin e punës afariste.

Misioni i tyre është të zhvillojnë biznes liderë të cilët mendojnë në mënyrë strategjike dhe në nivel global, me qëllim që të bëjnë kontribut të konsiderueshme në biznes mjedisin në të cilin veprojnë.