Maqedoni

Prokuroria Themelore Publike- Gostivar nis hetimet për parregullsi zgjedhore

17.12.2016 19:07

Prokuroria Publike kumtoi se vepron në mënyrë aktive reagon ndaj të gjitha lëndëve të ndërlidhura me parregullsitë zgjedhore, të cilat janë formuar në periudhën parazgjedhore dhe në ditën e zgjedhjeve...

Në këtë drejtim Prokuroria Themelore Publike -Gostivar ka formuar lëndë për akuzat e parashtruara në seancën e djeshme në Komisionin shtetëror zgjedhor për parregullsi në vendvotimin 0396/1 në Gostivar, për pohim të një personi se nuk i është mundësuar e drejta e votimit sepse dikush ka votuar në emër të saj.

Prokurori kompetent, i verifikon akuzat e votueses në lidhje me pohimet e dhëna, respektivisht nëse ajo nuk ka mundur të votojë sepse paraprakisht dikush tjetër në emër të saj është nënshkruar në listën zgjedhore ose nëse ajo vetë paraprakisht e ka realizuar të drejtën e saj të votimit.

Lëndë e verifikimit është edhe nëse dikush i ka përdorur dokumentet e saja me lejen e saj, thuhet në kumtesën e Prokurorisë Publike.