Botë

Arrestohen 7 të dyshuar për sulmin e sotëm në Turqi

17.12.2016 19:39

Ministri i brendshëm turk, Suleyman Soylu ka thënë se shtatë persona janë paraburgosur në lidhje me sulmin me veturë bombë në qendër të qytetit, Kayseri...

Ministri i brendshëm turk, Suleyman Soylu ka thënë se shtatë persona janë paraburgosur në lidhje me sulmin me veturë bombë në qendër të qytetit, Kayseri, gjatë të cilit u vranë 13 ushtarë dhe u lënduan 56 persona të tjerë.
 
Soylu iu ka thënë gazetarëve se shtatë të dyshuarit janë paraburgosur pasi është konfirmuar identiteti i sulmuesit vetvrasës të sotëm.
 
Ai gjithashtu ka thënë se policia është ende në kërkim të pesë të dyshuarve të tjerë.
 
Kryeministri turk, Binali Yildirim ka thënë se caku i sulmuesit ka qenë një autobus që bartte pjesëtarë të ushtrisë turke që ishin në pushim të fundjavës, në Kayseri.
 
Ushtria turke ka thënë se 48 persona në mesin e të lënduarve janë ushtarë.
 
Prej tyre, 12 janë ende në shërbim intensiv, ndërsa gjashtë janë në gjendje të rëndë.
 
Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se organizata e shpallur e jashtëligjshme, Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) është përgjegjëse për sulmin e sotëm me bombë në qendër të qytetit, Kayseri.
 
Përmes një komunikate dërguar mediave më 17 dhjetor, Erdogan ka thënë se “organizata terroriste separatiste” është përgjegjëse për sulmin mbi autobusin i cili bartte ushtarë që nuk ishin në detyrë./evropaelire