KULTURË

Simpozium për Luftën e Parë Botërore në Kongresin e kinotekave dhe arkivave filmik

05.05.2014 13:11

Në Kongres, i cili prej dje e deri më 10 maj do të mbahet në Shkup, janë paraqitur 200 delegatë nga 80 kinoteka dhe arkiva filmike nga e tërë bota………..

Trashëgimia audiovizuale është dëshmi mbresëlënëse për historinë dhe kulturën e të gjitha civilizimeve.

Ajo është element bazë i identitetit tonë. Mu për këtë arsye, trashëgimia, mbrojtja e saj dhe prezantimi janë prioritet kryesor shtetëror, theksoi sot minsitrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska Milevska në simpoziumin kushtuar 100-vjetorit të Luftës së Parë Botërore, me të cilin edhe zyrtarisht fillon Kongresi i 70-të jubilar i Asociacionit ndërkombëtar të kinotekave dhe arkivave filmik (FIAF).

Në Kongres, i cili prej dje e deri më 10 maj do të mbahet në Shkup, janë paraqitur 200 delegatë nga 80 kinoteka dhe arkiva filmike nga e tërë bota, të cilët sipas ministres, kanë mundësi të shkëlqyeshme për t'i prezantuar vizionet e tyre për avancimin e mbrojtjes së trashëgimisë audiovizuale, të locohen mundësitë për zhvillim të standardeve në nivel teorik, por edhe atë praktik në punën e arkivave filmike.

Qeveria dhe Minsitria e Kulturës, siç theksoi Kançeska-Milevska para të pranishmëve, në periudhën e kaluar investime të shumta me të cilat janë avancuar gjendjet në kinematografinë e Maqedonisë.