Maqedoni
Xhoxhaj: Partitë shqiptare në Maqedoni të ndërtojnë platformë për interesat kombëtare
18.12.2016 17:11
Minsitri i Punëve të jashtme i Kosovës Enver Hoxhaj, ka përshëndetur mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike në Maqedoni...

Minsitri i Punëve të jashtme i Kosovës Enver Hoxhaj, ka përshëndetur mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike në Maqedoni duke vlerësuar se ky është një lajm i mir jo vetëm për vendin por edhe për rajonin.
“Mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe demokratike ka qenë një lajm i mirë për këtë vend por edhe për gjitha vendet e rajonit. Në pikpamjen tonë edhe shqiptarët e Maqedonisë kanë treguar një pjekuri politike. Kam parë se ka debate të ndryhsme sa i takon numri të deputetëve shqiptar në Maqedoni, mendimi jonë është se politika nuk duhet të shihet çdoher si statistikë, por është shum me rëndësi se si këta deputet do të përdoren në formimin e nhjë qeverie funksionale e cila është në inters të qytetarëve shqiptar që jetojnë atje”, shprehet ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj.
Hoxhaj shpreh mbështetjen e qeverisë dhe popullit të Kosovës për të gjitha sbjektet shqiptare në Maqedoni të përfaqësuar në kuvend.Ndërsa fton partitë politike për ndërtimin e një platforme të përbashkët për çëstjet me interes kombëtarë.
“Ajo që duhet ti bashkon shqiptarët atje është se si të gjitha partit politik ta kenë një platformë e cila do ti lëviz ata që ta adresojnë problemin e përdorimit të gjuhës si gjuhë zyrtare në të gjitha nivelet e shtetit maqedonas, se si të ketë një shpërndarje më të mirë të buxhetit në nivel lokal dhe qëndror dhe si të ketë përfaqësim më të mirë në administratën publike”, shprehet ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj.
Hoxha thot se sa u përket raporteve ndërshtetërore mes Kosovës dhe Maqedonisë janë të shkëlqyera, me një bashkëpunim të ngushtë politik, ekonomik, dhe fushat tjera, ndërsa inters bazik i Kosovës është që Maqedonia të lëviz drejt të ardhmes euro-atlantike.
REJHANE BUSHI-METAJ
