Maqedoni

Dibër, nis ndërtimi i nrrugës së vjetër të Banjishtës

18.12.2016 17:27

Këto ditë filluan punimet për ndërtimin e rrugës së vjetër për fshatin Banjisht është ky proekt që financohet përmes IPA fondeve nga Unioni Europian...

Këto ditë filluan punimet për ndërtimin e rrugës së vjetër për fshatin Banjisht është ky proekt që financohet përmes IPA fondeve nga Unioni Europian këto mjete u caktohen komunave për përmirësimin e infrastrukturës në zonat rrurale.
 
Ruga është e gjatë 1.7 kilometra, me nje gjërësi të asfaltit 5 metra dhe do të kushtojë 230 mijë euro.
 
Proekti do të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë së jetesës dhe kushteve të komunikacionit, i cili dukshëm do të përmirësojë qasjen drejt fshatit Krivcë, Hame dhe Banjisht, i cili do të jetë një impuls i ri në zhvillimin e ekonomisë vendore, në sferën e turizmit banjar, bujqësisë e blektorisë. Me asfaltimin e kësaj rruge të gjithë fshatrat e Dibrës janë të lidhura me rrugë të asfaltuara.
 
ATLI DEMA