LSDM, katër ankesa në gjykatën administrative
LSDM ka paralajmëruar se do të parashtrojë katër padi në gjykatën adminsitarive, që kanë të bëjnë me njësinë e 6 zgjedhore...

Nga LSDM janë të bindur se posedojnë dëshmi për parregullsi në katër vendvotime në njësinë e 6 zgejdhore, përfshi edhe vendvotimin 2011 në komunën e Tetarcës, i cili u refuzua mbrëm si ankesë e fundit nga KSHZ me katër vota për dhe katër kundër, derisa Subhi Jakupi para votimit e lëshoi sallën.
“LSDM do të parashtrojë katër padi deri te Gjykata adminsitrative që kanë të bëjnë me votimin në njësinë zgejdhore 6.Gjykata administrative është e obliguar ti marr parasyshë të gjitha argumentet e bayuara në padi.KSHZ nuk u përgjigj në detyrën serioze për mbrojtjen e tërsishme të procesit zgjedhor, në pjesën e vendosjes për ankesat. Institucionet patjetër të punojnë në shërbim të qytetarëve”, shprehet Petre Shilegov.
