Maqedoni

Familja Iseni nga Nikushtaku, e shtyrë nga kushtet e vështira apelon për ndihmë

18.12.2016 18:31

Problemet shëndetësore me të cilat përballet Afet Iseni nga fshati Nikushtak i komunës së Likovës, e pamundësojnë që të punoj qoft për të siguruar egzistencën e familjes apo për të paguar ilaçet e nevojshme...

Ai thot se ka probleme shëndetësore në kokë, por edhepse mjekët disa herë i kanë ndryshuar terapinë ai vazhdon të mos ndjehet mirë, prandja ka nevojë për rezonancë magnetike dhe trajtime tjera shëndetësore, shpenzimet e të cilave nuk mund ti paguaj vet, prandja apelon për ndihmën e bëmirësve.    
 
“Tani për tani jamë në zor nga dhimbjet e kokës, tani jam duke e bërë një terapi po më shpojnë edhe drejt në zemër, shum terapi e rëndë. 100 euro më kanë thënë me shku me e bërë rezonancën magnetike, ma kan kërkuar te spitali në kumanov që ta shohin se çfar sëmundje kam, por për shkak të pamundësisë që ta bëj rezonancën magnetike tani për tani po më japin terapi kot”, shprehet kryefamiljari Atif Iseni.  
 
Ai thot se edhe ushqimin për familjen e siguron fal ndihmës së të afërmve dhe njerzve human, pasi me paratë që arrinë të fitojë nuk mjaftojnë.    
                                                                                                  
“Më kan ndihmuar shoqëria un snjëher nuk kam mundur të blej, sepse un kam punuar për 500 apo 600 denar, deh ato që kam punuar a fëmijën me embajtur apo shtëpinë, prandja për ushqim më ka ndihmuar shoqëria”, shprehet kryefamiljari Atif Iseni.    
 
Atif Iseni nuk merr as ndihmë sociale.   
 
“Ktastrof, ndihmë sociale nuk marr. I kemi dërguar dokumentet nuk na i kan miratuar”, shprehet kryefamiljari Atif Iseni.  
 
Për shkak të mungesës për tu kujdesur për vajzën 18 muajshme ajo jeton te gjyshi.      
                                                                                                        
“Pasi nuk kam vajzën e kam te gjyshi im, tu ma rujt”, shprehet kryefamiljari Atif Iseni.  
                                                     
Për jetën e vështirë në një shtëpi të vjetër pa kushte për jetë normale flet edhe zonja e shtëpisë.  
  
“Katastrof pa pun si po e shihni edhe vet. Vajzën e kam dërguar te babai im sepse po kërkohet qumshti, lëngu, ai fëmij nuk po din po kërkon, po sheh po qan ashtu, ky më i vogël nuk po din”, shprehet zonja e shtëpisë.    
 
Ajo shpreson fillimisht për ndihmë që të shërohet burri e më pas edhe në krijimin e kushteve në shtëpi.      
 
“Shërimi i burrit, këtij ti kaloje të jet i zoti sa për harxhimet e fëmijëve. Tani edhe shtëpinë sepse një shi kur bie tër uji hin brenda, kulmin e ka katastrofë”, shprehet zonja e shtëpisë.        
                                                                             
Kjo familje e ka të vështirë edhe furnizimin me ujë të cilin qindra metra nga larg e sjell zonja e shtëpisë, si për pije ashtu edhe për higjienë.
 
Të ndodhur në kushte të vështira kjo familje katër anëtarëshe shpreson në ndihmën e bëmirësve.
 
GYLTENE SINANI