Maqedoni
Mot me diell, i kthjellët dhe i ftohtë
19.12.2016 09:04
Mot me diell dhe i kthjellët do të jetë sot në Maqedoni. Në pjesët perëndimore do të ketë vranësira të vogla deri në mesatare....

Temperatura minimale do të jetë nën zero, ndërsa ajo e ditës do të arrijë prej 4 deri në 9 gradë Celsius.
Në Shkup mot i ngjashëm me temperaturë minimale deri në -10 gradë dhe ajo e ditës deri në 4 gradë.
Në dy ditët në vijim, moti do të jetë stabil dhe i thatë. Mëngjeset do të jenë të kthjellëta dhe të ftohta, ndërsa gjatë ditës me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Temperatura e ditës do të jetë në rritje të lehtë. Nga mesi i javës së ardhshme pritet rritje e vranësirës me reshje lokale të shiut dhe borës dhe sërish ulje të temperaturës së ditës për disa gradë Celsius./Mia
