Gjermania kërkon takim të dytë për Ukrainën në Gjenevë
Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Frank-Valter Shtajnmaer mbrëmë bëri thirrje për organizim të raundit të ri të konferencës ndërkombëtare për t'i dhënë fund krizës në Ukrainë………...

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Frank-Valter Shtajnmaer mbrëmë bëri thirrje për organizim të raundit të ri të konferencës ndërkombëtare për t'i dhënë fund krizës në Ukrainë.
Ai tha se këtë propozim në bisedë telefonike ua ka drejtuar përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Ketrin Eshton, sekretarit amerikan të Shtetit Xhon Keri, shefit të diplomacisë ruse Sergej Lavrov dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunimit në Evropë (OSBE).
"Gjatë bisedave të shumta, të cilat i realizova gjatë disa orëve të fundit, insistova në mbajtjen e takimit të dytë në Gjenevë, në të cilën do të vazhdojë ajo që filloi në takimin e parë", - tha ai për televizionin A-Er-De.
Qëllimi i takimit të tillë do të jetë "që përfundimisht të lidhen marrëveshje të qarta për atë si të përfundojë ky konflikt dhe gradualisht të lëvizim drejt zgjidhjes politike", theksoi ministri gjerman.
