Maqedoni
Debat për sfidat postzgjedhore të Maqedonisë
19.12.2016 09:52
Në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë sot do të mbahet tryezë e rrumbullakët në temën "Sfidat postzgjedhore për integrimet euroatlantike të Maqedonisë"...

Debatin e organizon Instituti për hulumtime gjeostrategjike dhe politikë të jashtme pranë MPJ-së dhe Qendrës për hulumtime strategjike në ASHAM.
Tryeza e rrumbullakët organizohet në bashkëpunim me trupin shkencor Iniciativa për hulumtim të çështjeve strategjike globale (GSIRI), i cili është krijuar nga bashkëpunimi i përbashkët mes të dy institucioneve me qëllim të t'i hulumtojë çështjet strategjike globale me të cilat ballafaqohen Republika e Maqedonisë dhe bota, njoftojnë nga MPJ-ja e Maqedonisë.
Në tryezën e rrumbullakët do të marrin pjesë zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki, akademiku Vlado Kambovski, kryetari i Qendrës për hulumtime strategjike - ASHAM dhe GSIRI, Abdulkadër Memedi, drejtori i Institutit për hulumtime gjeostrategjike dhe politikë të jashtme - MPJ, si dhe nënkryetar i GSIRI, anëtarët e GSIRI-it, si dhe ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së dhe NATO-s të akredituar në Republikën e Maqedonisë./Mia
