Botë
Rrëzohet një avion rus, shpëtojnë 39 pasagjerët
19.12.2016 11:03
Është rrezuar një avion rus, por fati ka qenë në të mirë të 39 pasagjerëve të cilet kanë mbetur gjallë...

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se një prej avionëve të saj është rrëzuar gjatë aterrimit në veri të Siberisë.
Të 39 njerëzit në bord kanë mbijetuar, por 32 prej tyre janë shtruar në spital. Aksidenti ka ndodhur pranë qytetit Tiksi, mëngjesin e sotëm.
Në kohën e aksidentit raportohet se kushtet atmosferike kanë qenë të këqija. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se hetuesit ushtarakë kanë shkuar në vendin e ngjarjes.
