Maqedoni

KShZ përfundoi punën me ankesat, tani gjithçka në duart e Gjykatës Administrative

19.12.2016 12:18

Gjykata Administrative vendos për mundësinë e rivotimit në ato qendra votuese për të cilat opozita maqedonase Lidhja Social-Demokrate...

Gjykata Administrative vendos për mundësinë e rivotimit në ato qendra votuese për të cilat opozita maqedonase Lidhja Social-Demokrate parashtroi ankesa në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve për parregullsi gjatë procesit të votimeve të 11 dhjetorit.

Pas vendimit në mbledhjen e mbrëmshme të KShZ-së, e cila hodhi poshtë të gjitha ankesat e LSDM-së për parregullsi zgjedhore, kjo e fundit, përmes një kumtese me shkrim ka theksuar se Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka dëshmuar se nuk është në nivel të detyrës serioze që e ka në lidhje me mbrojtjen e të gjitha aspekteve nga procesi zgjedhor.

Përderisa nga Lëvizja BESA thonë se nuk do të parashtrojnë ankesa në Gjykatën Administrative, sepse, siç shprehen, nuk besojnë në gjykatat e Maqedonisë.