Indi: Në një fatkeqësi hekurudhore jetën humbën 19 persona

05.05.2014 13:22

Incidenti ka ndodhur në zonën Rajdag, 110 kilometra në jug të qytetit Mumbai, në afërsi të stacionit Roha……

Të paktën 19 persona e humbën jetën, ndërsa mbi 130 janë lënduar, kur një tren doli nga binarët në Indinë perëndimore, kumtoi mbrëmë policia lokale.

Incidenti ka ndodhur në zonën Rajdag, 110 kilometra në jug të qytetit Mumbai, në afërsi të stacionit Roha.

Treni ka qarkulluar nga Diva, periferi e Mumbait drejt Savantvandit, në afërsi të vendpushimit Goa.

Një përfaqësues i policisë deklaroi se ekipet e shpëtimit janë detyruar t'i presin vagonët e përmbysur që të arrijnë deri te udhëtarët, të cilët janë bllokuar në to.

Tani për tani nuk dihet shkaku për aksidentin.