Botë

Opozita në Poloni bllokon Parlamentin për të katërtën ditë

19.12.2016 13:10

Parlameti polak vijon të jetë i bllokuar për të katërtën ditë me radhë nga opozita vendase në shenjë proteste ndaj partisë..

Parlameti polak vijon të jetë i bllokuar për të katërtën ditë me radhë nga opozita vendase në shenjë proteste ndaj partisë në pushtet të cilën e akuzon për për minim të demokracisë dhe kushtetutës së vendit.
 
Protestuesit shprehen të vendosur se do të vijojnë bllokimin deri sa të shohin rezultate konkrete, teksa kryeministrja e vendit e ka quajtur skandaloze sjelljen e opozitës.
 
Varshave- Opozita polake ka bllokuar sallën kryesore të Parlamentit për të katërtën ditë sot në shenjë proteste kundër partisë në pushtet, të cilën e akuzon për minim të demokracisë dhe kushtettutës së vendit.
 
“Ne do të qëndrojmë këtu deri sa të shohim rezultate konkrete, derisa të kthehet demokracia, derisa publiku dhe media e lirë të kenë akses në këtë ndërtesë, e cila presupozohet të jetë tempull i dmeokracisë. Të gjithë jemi privuar nga kjo e drejtë, ne, opozita, media, publiku, dhe ne nuk do të largohemi nga këtu pa arritur qëllimin tonë, thotë Jan Gabriel, protestues.
 
Gjithçka nisi të premten, kur ligjvënësit opozitarë kundërshtuan planet e partisë në pushtet “Ligj dhe Drejtësi” për të reduktuar qasjen e medias në Parlament dhe bllokuan sallën pak përpara se të votohej buxheti.
 
Deputetët e partisë “Ligj dhe drejtësi” u zhvendosën në një zonë tjetër, ku ndalohet hyrja e gazetarëve, e kjo nxiti akuzat se e kanë miratuar në mënyrë të paligjshme buxhetin e 2017-s, duke shkelur kështu Kushtetutën.
 
Por protesta e opozitës ka patur edhe kundër protestë, ku qindra mbështetës të kreut të partisë ligj dhe Drejtësi Jaroslav Kazinski u mblodhën para pallatit presidencial në Varshavë në mbështetje për qeverinë.
 
Kryeministrja e vendit ndërkohë Beata Szydlo e cilësoi si skandaloze protestën e opozitës dhe justifikim për humbjen e zgjedhjeve të 2015 pas 8 vitesh qeverisje./Oranews