Botë

ShBA, protesta kundër Trumpit në Manhatan

19.12.2016 13:40

Koalicioni i emigracionit të New Jorkut ka protestuar kundër presidentit të zgjedhur, Donald Trump, të dielën me rastin e Ditës ndërkombëtare të emigrantëve...

“Numri i krimeve të urrejtjes është rritur deri më 32 për qind që pas zgjedhjes së Donald Trump president. Çfarë do të thotë kjo? Që Donald Trump është i barabartë me urrejtje?”,- tha një protestuese.
 
“Unë kam ardhur me një mesazh të solidaritetit të palëkundur nga vëllezërit dhe motrat e Komunitetit Voices Heard. Pse? Sepse ne jemi emigrantë. Pse? Sepse ne jemi një organizatë e ndërtuar 20 vjet më parë”,- theksoi një protestues.
 
Gjatë tubimit në rrugët e Manhatanit, protestuesit me pankarta me mbishkrime mbështetje për emigrantët thërrisnin: çfarë do të bëjmë, do të qëndrojmë, do të luftojmë?
 
GAZMEND REXHEPI