AShAM mban tribunë për eurointegrimet, pjesëmarrës vetëm dy ambasadorë
Edhe përkundër krizës pas zgjedhore, AShAM u përpoq të mbledhë ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së dhe NATO-s....

Edhe përkundër krizës pas zgjedhore, AShAM u përpoq të mbledhë ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së dhe NATO-s për të dërguar mesazhin se për vendin është me rëndësi kthimi në rrugën euroatlantike. Nga të ftuarit erdhën vetëm ambasadori i Francës dhe i Gjermanisë, ambasadat tjera dërguan përfaqësues. Sipas Kambovskit, vetëm një qeveri legjitime do të mund që t’i shpie përpara proceset euroatlantike.
“Formimi i pushtetit të ri ligjvënës dhe ekzekutiv nuk është çështje matematikore, por një zgjedhje racionale drejt pritjeve që ka shoqëria sa i përket rrjedhës së integrimeve euroatlantike. Ato pritje mund që t’i shpie para vetëm një pushtet legjitim ligjvënës dhe ekzekutiv, andaj do të duhet të formohet një qeveri e cila do të përmbushë pritjet e tilla të shoqërisë për avancimin e proceseve euroatlantike”,- tha Vllado Kambovski.
Kambovski thotë se punët janë shumë të thjeshta, detyra e qeverisë së ardhshme është që të përmbush listën e kërkesave të dala nga Raporti i Pribesë, përfshirë këtu edhe reformat urgjente prioritare. Kjo, sipas tij, do të arrihej me një debat të gjerë, por që s’ndodhi sot, pasi mungonin liderët politik si prijës të këtyre proceseve. (Meral Ismaili, TVM2)
