OKLAHOMA

Zjarre pyjore në Olkahoma, dhjetëra shtëpi janë shkatërruar

05.05.2014 13:27

Zjarri më i madh tërbon në afërsi të qytetit Getri. Për shkak të erës së fuqishme zjarri po përhapet me shpejtësi të madhe..

Disa dhjetëra zjarre pyjore tërbojnë në territorin e shtetit federal amerikan Oklahoma, në të cilat janë shkatërruar dhjetëra shtëpi, kumtuan autoritetet lokale.

Stuhia e zjarrit deri tani ka shkatërruar mbi 1.500 hektarë sipërfaqe pyjore.

Zjarri më i madh tërbon në afërsi të qytetit Getri. Për shkak të erës së fuqishme zjarri po përhapet me shpejtësi të madhe.

Për shpërthimin e zjarreve pyjore kontribuoi moti i ngrohtë në Olkahoma në ditët e fundit. Temperaturat në ditët e fundit janë mbi 32 gradë Celsius.