Zaev pret ambasadorin Bejli, qytetarët zgjodhën ndryshimin, respekt për votën

19.12.2016 14:21

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, ka takuar ambasadorin e ShBA-së në Maqedoni, Xhes Bejli.....

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, ka takuar  ambasadorin e ShBA-së në Maqedoni, Xhes Bejli.

Republika e Maqedonisë do të fitojë qeveri e cila do të punojë në interes të qytetarëve të Maqedonisë dhe njëherit ka theksuar se institucionet janë të obliguara të punojnë në shërbim të qytetarëve, ka deklaruar Zaev në takim.

"Qytetarët u përcaktuan për jetë më të mirë, për liri, për demokraci. Ajo që qytetarët nuk iu nënshtruan manipulimeve dhe provokimeve ditëve të fundit është edhe një konfirmim se shoqëria është e pjekur për ndryshime. Ditët në vijim do të tregojnë se proceset e filluara demokratike në Maqedoni tashmë askush nuk mund t'i pengojë",- ka thënë Zaev në takimin me ambasadorin Bejli.

Siç njoftoi LSDM-ja, Zaev ka theksuar se shumica e qytetarëve në Maqedoni kanë zgjedhur ndryshime në zgjedhjet parlamentare dhe vullneti i tyre duhet të respektohet.