Ekonomi
Rregulla më të mira të biznesit, tre odat ekonomike me projekt të përbashkët
19.12.2016 14:45
Ligjet, viteve të fundit, në vend që ta lehtësojnë dhe thjeshtësojnë punën e kompanive, në mënyrë shtesë e komplikojnë...

Shpesh ndërrohen, nuk janë të kuptueshme dhe për shkak të kësaj vështirë mund të përcillen, thonë ekspertët.
Për këtë qëllim, Oda Ekonomike e Maqedonisë, Oda Ekonomike e Maqedoninë Veriperëndimore dhe Oda Ekonomike për Teknologji Informatike dhe Komunikuese, përmes një projekti katërvjeçar, të mbështetur nga USAID, kërkojnë miratimin e rregullores më të mirë të biznesit, si mbështetje e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për implementim më të lehtë të ligjeve dhe përforcim të dialogut publik-privat.
“Në vitin 2015, Kuvendi mori 541 ligje, nga të cilat 57 për qind brenda natës, pa konsultime publike. Edhe pse kjo ka qenë në drejtim të përmirësimit të rregullores, megjithatë, u tregua si sfidë e madhe për bizneset, që orvatjet e tyre të përshtaten drejt ndryshimeve të bëra”,- theksoi drejtori i Misionit të USAID-it në Maqedoni, Xhejms Stain.
“Kjo është hera e parë që tre odat ekonomike në Maqedoni të bashkohen për të zbatuar një projekt që synon përmirësimin e rregullativës afariste. Kjo sinergji paraqet një precedent të mirë, sepse zëri i bizneseve tona do të jetë “më i zëshëm” dhe përfshirja e komunitetit të biznesit më e gjerë”,- theksoi drejtori ekzekutiv i OEMVP-së, Fatmir Bytyqi.
“Ne, si odë ekonomike, jemi të gatshëm ta implementojmë të gjithë atë që është e rëndësishme për anëtarët tanë. Do të mundësojmë implementim të suksesshëm të projektit edhe tek kompanitë jashtë Shkupit si dhe kyçjen e tyre në rrjetin e odave regjionale”,- theksoi drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike të Maqedonisë, Milevska Shtrbevska.
Që bizneset të kenë sukses është e nevojshme të ketë konsultime të përhershme dhe transparente mes institucioneve shtetërore dhe biznesit, sepse kështu do të aprovohet rregullore më e mirë, më lehtë e kuptueshme për kompanitë dhe më e thjeshtë për zbatim. Projekti “Partneritet për rregullore më të mirë të biznesit” ka vlerë prej 1,9 milionë dollarëve. (Gamzmend Kurtishi, TVM2)
