Gjykata franceze dënon shefen e FMN-së Christine Lagarde

19.12.2016 16:00

Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde është shpallur fajtore nga gjykatat franceze....

Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde është shpallur fajtore nga gjykatat franceze.

Ajo akuzohet për neglizhencë gjatë periudhës kur ishte ministre Finance e Francës, duke favorizuar manjatin Bernard Tapie, shumë e cila arrin në 400 milionë euro. Bëhet fjalë për shitje e markës sportive Adidas në vitin 2007.

Ajo shpallet fajtore për neglizhencë nga ana e gjykatës.

Ish-ministrja për periudhën 2007-2011, mund të përballej deri në 1 vit dhe 15 mijë euro gjobë.

Megjithëse është dënuar, Lagard nuk do të kryej ndonjë burgim.

Lagarde, ia kaloi për shqyrtim një paneli arbitrazhi çështjen e tej zgjatur të mosmarrëveshjeve së biznesmenit me bankën “Credit Lyonnais”, dhe Tapie përfitoi një dëmshpërblim prej 400 milionë eurosh.

Biznesmeni ishte simpatizant i ish-presidentit francez, Nicolas Sarkozy, dhe hetuesit dyshojnë se marrëveshja në favor të tij ishte një lloj shpërblimi për mbështetjen e dhënë ish-kreut të Elizesë në zgjedhjet e 2007-s.