Këshilli i Sigurimit i OKB-së bëri votim unanim, dërgon vëzhgues në Alepo
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara pranoi unanimisht rezolutën për sistemim të vëzhguesve të organizatës në qytetin sirian, Alepo...

Vëzhguesit do të dërgohen në qytet për të ndjekur se si po zbatohet evakuimi i njerëzve dhe për ta vlerësuar gjendjen e civilëve.
Teksti i rezolutës ishte propozuar nga Franca. Pranimi unanim është shenja e parë për unitet në KS për çështjen siriane pas muajve të mospajtimeve.
Në rezolutë ceket se të gjitha palët në konfliktin në Siri duhet urgjentisht t’u sigurojnë vëzhguesve të KB-së qasje të sigurt drejt Alepos për kryerjen e misionit.
Të gjitha palët duhet edhe të sigurojnë kushte për dorëzimin e ndihmës humanitare në rajone të Alepos.
Në dokument shprehet edhe mbështetja për sovranitetin, pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Sirisë.
