Keni: Në dy sulme me bombë, jetën humbën 3 persona kurse 60 janë të lënduar
Tre persona e humbën jetën, ndërsa 60 janë lënduar nga shpërthimi i dy bombave artizanale në kryeqytetin nigerian Nairobi, kumtuan mbrëmë autoritetet lokale…...

Tre persona e humbën jetën, ndërsa 60 janë lënduar nga shpërthimi i dy bombave artizanale në kryeqytetin nigerian Nairobi, kumtuan mbrëmë autoritetet lokale.
Nga 60 të lënduarit, 20 ndodhen në gjendje kritike, theksuan autoritetet.
Sulmi ka ndodhur vetëm një ditë pasi që së paku tre persona e humbën jetën, ndërsa disa u plagosën në dy shpërthime të njëkohshme në Mombasa. Njëri shpërthim ndodhi parmbrëmë në hotelin e njohur "Rif" dhe në atë incident nuk pati viktima, ndërsa i dyti në stacionin e autobusëve në afërsi të qendrës, me ç'rast jetën e humbën tre persona.
Mombasa, ku jeton popullatë kryesisht myslimane, gjatë muajve të kaluar është kapluar nga vala e dhunës fetare.
