Vritet ambasadori rus në Turqi (VIDEO+18)
19.12.2016 18:41
Ambasadori rus në Turqi, Andrei Karlov, ka ndërruar jetë pas sulmit të sotëm....

Ambasadori rus në Turqi, Andrei Karlov, ka ndërruar jetë pas sulmit të sotëm në një galeri arti në kryeqytetin turk, raporton “RIA” në burime të veta.
Karlov u qëllua minuta më parë dhe në gjendje të rëndë ishte dërguar në spital.
Disa persona raportohet se janë lënduar nga sulmi, një ditë pas protestave në Turqi për intervenimin e Rusisë në Siri.
Mësohet se sulmuesi është neutralizuar.
