Sulmuesi i ambasadorit rus kishte bërtitur “Aleppo”

19.12.2016 19:00

Mediat botërore raportojnë se sulmuesi që plagosi sot ambasadorin rus në Ankara, Andrei Karlov...

Mediat botërore raportojnë se sulmuesi që plagosi sot ambasadorin rus në Ankara, Andrei Karlov, kishte bërtitur “Aleppo” para se ta kryente sulmin.

Ndërkohë, zyrtarët turq kanë thënë se sulmuesi ka hyrë në ndërtesë duke pohuar se ishte oficer policor, raporton the Guardian.

Dëshmitarë të ngjarjes kanë thënë se sulmuesi ka bërtitur “Aleppo” kur e ka qëlluar Karlovin, pohime këto që ende nuk janë konfirmuar, ndërsa mediat turke gjithashtu raportojnë se personi që qëlloi ambasadorin, iu afrua atij, i dha dorën për ta përshëndetur dhe më pas nxori pistoletën dhe duke bërtitur “Ja Allah Bismilah”.