Maqedoni
Në Maqedoni temperatura nën zero, më ftohtë në Berovë
20.12.2016 09:03
Në Maqedoni sot në mëngjes është kthjellët dhe ftohtë. Në të gjitha qytetet janë matur temperatura minimale nën zero...

Më ftohtë është në Berovë, -12 gradë Celsius, Shkup Petrovec, -11, Demir Kapi -10, Strumicë dhe Manastir, -9, Kumanovë, Shtip, Tetovë dhe Shkup -8, -7 në Prilep dhe Dibër, -6 në Kriva Pallankë dhe Gjevgjeli, -5 në Mavrovë dhe Llazaropole, -4 në Pretor, Vinicë dhe Ohër, -3 në Topolçna, -2 në Pozhoran, Dojran dhe Krushevë dhe -1 në Gjurishte.
Drejtoria e Punëve Hidrometeorologjike për sot paralajmëron mot me diell me erë të dobët veriore. Nëpër disa lugina do të ketë kushte për paraqitjen e mjegullës së dobët, ndërsa temperatura maksimale do të jetë në interval prej 4 deri në 13 gradë Celsius.
Në ditët në vijim nën ndikimin e presionit të lartë të ajrit dhe masës stabile të ajrit do të jetë mot stabil dhe i thatë, gjegjësisht kryesisht mot me diell. Mëngjeset do të jenë të kthjellëta dhe të ftohta, ndërsa nëpër disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës së dobët. do të fryejë erë e dobët, ndërsa nga mesi i javës erë mesatare, kryesisht nga drejtimi verior. Në vendet më të larta dhe në malet do të jetë diçka më ngrohtë në lidhje me luginat.
Sipas matjeve të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, në mëngjes ajri më i ndotur është në Gazi Babë të Shkupit, me koncentrim prej 612,32 mikrogram PM 10 grimca në metër kub. Vijon Lisiçe me 261,93, Qendra me 253,70, Rektorat me 2020,84, Karposh 163,99 dhe Milladinovc 113,40. Nga qytetet e tjera në Manastir koncentrimet e PM 10 grimcave janë 70,76, Kërçovë 101,60, Tetovë 166,70, Veles 51,46, Koçan 61,14, Kavadar 183,11 dhe Kumanovë 155,37./Mia
