Maqedoni
Prezantim i rezultateve për menaxhim me energjinë elektrike në kompanitë
20.12.2016 09:35
Agjencia amerikane për zhvillim ndërkombëtar USAID sot në Shkup do të prezantojë rezultate nga projektet katërvjeçare për menaxhment industrial...

"Gjatë katër viteve të fundit, projekti i USAID-it për menaxhment industrial, me vendosjen e monitroingut/menaxhimit sistematik dhe të vazhdueshëm me energjinë konsumatore në kompani, ndihmoi në sektorin privat në përmirësimin e konkurrencës së tij në tregjet në vend dhe jashtë vendit, përmes uljes së konsumit dhe shpenzimeve për energji, që rezulton edhe me uljen e emisioneve të gazrave të qelqtë", thonë nga USAID-i.
Me instalimin e sistemit bashkëkohor për ndjekjen dhe menazhimin e energjisë, shtojnë që aty, 17 kompani industriale në vend tani kanë mundësinë që që të kontrollojnë përdorimin e tyre dhe të marrin vendime strategjike për realizimin e projekteve për rritjen e efikasitetit energjitik në to.
Në shkallë kombëtare, theksohet, këto sisteme kontribuojnë për uljen e ekspozimit në variacione të mëdha të çmimeve të energjisë, si dhe për siguri energjitike të vendit, përmes uljes së varësisë të importit të enegjrisë.
Në prezantim do të jenë të pranishëm dhe do të mbajnë fjalim drejtori i misionit të USAID-it në Maqedoni, Xhejms Stajn dhe drejtori i Projektit të USAID-it për menaxhment industrial, Dragan Bllazhev./Mia
