Botë
SHBA- kolegji elektoral votoi, Trump zyrtarisht president
20.12.2016 10:22
Donald Trump është zgjedhur zyrtarisht president i 45 i Shteteve të Bashkuara pas kyesimit në votimin e kolegjit zgjedhor...

Donald Trump është zgjedhur zyrtarisht president i 45 i Shteteve të Bashkuara pas kyesimit në votimin e kolegjit zgjedhor, duke shuar kështu edhe shpresën e fundit të kundërshtarëve për ta bllokuar para se të hyjë në Shtëpinë e Bardhë.
“Ja dolëm, falenderoj të gjithë mbështetësit e mi. Shënuam thjesht fitoren zyrtare pavarësisht sulmit të mediave”, shkroi presidenti i zgjedhur në twiter referuar votës së kolegjit.
Trump mblodhi më shumë se 270 votat e nevojshme elektorale për tu shpallur fitues. Edhe pse të paktën një shumicë e konsiderueshme e zgjedhësve amerikanë thyen traditën për të votuar kundër direktivave të shteteve të tyre, numri më i madh i të ashtuquajturave “zgjedhës të pabesë” ishte më i larti në shekull.
Një bërthamë e aktivistëve demokratë në të gjithë vendin kishte shpresuar se do të arrinte të bindë republikanët që të votojnë për kandidaten demokrate, Hillary Clinton, e cili fitoi votën popullore mbarëkombëtare më 8 nëntor.
Por pavarësisht të gjithave, në fund më shumë se republikanët, përçarja ndodhi në kampin demokrat. Katër zgjedhës demokratë votuan për dikë tjetër përveç Clinton, ndërsa dy republikanë i kthyen shpinën Trump. Me pothuajse të gjitha votat e numëruara, Trump ka siguruar shumicën e nevojshme prej 538 zgjedhësish në të gjithë vendin.
“Do të punoj shumë për të bashkuar vendin tonë dhe do të jem presidenti i të gjithë amerikanëve”, tha Trump në një deklaratë të lëshuar nga skuadra e tij e tranzicionit pas rezultatit në Kolegjin Zgjedhor.
GAZMEND REXHEPI
