Maqedoni

Dhjetë aksidente gjatë 24 orëve të fundit në Shkup

20.12.2016 10:51

Tetë persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në shtatë nga gjithsej 10 aksidente të trafikut gjatë 24 orëve të fundit në Shkup. Në shtatë është shkaktuar dëm material...

Siç informoi për MIA-n, Dragan Veljanoski, inspektor i pavarur në SPB - Shkup, policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar 13 shoferë të cilët kanë lëvizur me automjet me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, dy shoferë e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe janë përjashtuar nga komunikacioni, si dhe katër shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin pa leje qarkullimi, gjegjësisht pa regjistrim. Janë hasur edhe 30 automjete të parkuara në mënyrë të paligjshme.
 
Me ndihmën e automjetit special karrotrec, janë larguar 49 automjete./Mia