DETI EGJE
Dy anije të vogla me emigrantë janë përmbysur në Detin Egje
05.05.2014 13:34
Rreth 65 emigrantë të nacionaliteteve të ndryshme kanë tentuar të kalojnë nga Turqia përmes Detit Egje, kur dy anijet e tyre të vogla janë pëmbysur në afërsi të ishullit grek Samos…...

Dy emigrantë janë përmbytur, ndërsa rreth 30 të tjerë konsiderohen të zhdukur pas përmbysjes së dy anijeve të vogla në Detin Egje, kumtoi sot roja bregdetare greke.
Rreth 65 emigrantë të nacionaliteteve të ndryshme kanë tentuar të kalojnë nga Turqia përmes Detit Egje, kur dy anijet e tyre të vogla janë pëmbysur në afërsi të ishullit grek Samos.
Roja bregdetare greke shpëtoi nga deti 36 emigrantë, ndërsa i tërhoqi edhe trupat e dy viktimave.
